Vazhdon persekutimi i opozitarëve në Bjellorusi

Vazhdon persekutimi i opozitarëve në Bjellorusi

Një udhëheqëse e opozitës në Bjellorusi thuhet se është ndaluar në kufirin me Ukrainën një ditë pas zhdukjes së saj.

Mediat shtetërore raportojnë se Maria Kolesnikova u mbajt në kufi herët në mëngjes të martën.

Kjo vjen një ditë pasi dëshmitarët thuhet se panë burra të maskuar duke e futur në një minibus, raporton BBC.

Ajo është një nga tre gratë që bashkuan forcat për të sfiduar Presidentin Alexander Lukashenko në zgjedhjet e 9 gushtit.

Protestat masive pasuan rizgjedhjen e Lukashenkos, mes akuzave për manipulim të votave. Autoritetet thanë se më shumë se 600 njerëz u arrestuan të dielën në fundjavën e katërt radhazi të demonstratave anti-qeveritare.

Lukashenko ka drejtuar vendin e tij që nga viti 1994. Ai ka akuzuar fuqitë perëndimore për ndërhyrje.

Por ai është mbështetur nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe pritet të vizitojë Moskën “në ditët në vijim”. /Insajderi.com