Vazhdon protesta ndaj anti-juntës në Mianmar

Vazhdon protesta ndaj anti-juntës në Mianmar

Qindra mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e qyteteve të mëdha në Mianmar, duke protestuar ndaj kapjes së pushtetit të ushtrisë mes shqetësimit në rritje dhe të dhunës në kombin e trazuar të Azisë Juglindore, transmeton Insajderi.

Protestat e së mërkurës shënuan një nga më të mëdhatë në Mianmar që nga grusht shteti i 1 shkurtit dhe erdhën pasi protestuesit i nxitën njerëzit të dilnin masivisht dhe të thyejnë pretendimin e ushtrisë se publiku mbështeste vendimin e tij për të marrë pushtetin nga udhëheqësi civil Aung San Suu Kyi dhe Lidhja e saj Kombëtare për Demokraci (NLD), raporton Al Jazeera.

“Ne e duam demokracinë dhe e urrejmë juntën ushtarake”, u tha Sithu Maung, një anëtar i zgjedhur i NLD-së, dhjetëra mijëra njerëzve në Sule Pagoda, një vend qendror proteste në qytetin kryesor të Yangon. “Ne duhet të jemi brezi i fundit që kemi provuar një grusht shteti”.

NLD kishte përfshirë zgjedhjet e 8 nëntorit siç pritej gjerësisht, por ushtria pretendon se kishte mashtrime. Në një konferencë shtypi të martën, Gjeneral Brigade Zaw Min Tun, zëdhënës i këshillit qeverisës, pohoi se marrja e pushtetit nga ushtria ishte në përputhje me kushtetutën dhe tha se ajo mbetej e përkushtuar ndaj demokracisë.

Ai gjithashtu tha se 40 milionë nga 53 milionë e popullatës e mbështetën veprimin e ushtrisë. /Insajderi.com