Vazquez refuzon Atleticon për Milanin

Vazquez refuzon Atleticon për Milanin

Lucas Vazquez me shumë mundësi do të largohet nga Real Madridi këtë afat kalimtar të verës, teksa destinacioni i tij i mundshëm mund të jetë një aventurë në Itali tek skuadra e Milanit, njofton Insajderi.

Me kontratën që i skadon këtë verë, anësori 29 vjeçar nuk po gjen gjuhën e përbashkët të rinovimit me madrilenët pasi pretendimet ekonomike të spanjollit qëndrojnë sipër asaj që ofron Real Madrid në kontratën e re.

Gazeta spanjolle “AS” zbuloi se nga e gjithë kjo situatë do të përfitonte Milani e cila ka disa kohë që e kërkon anësorin e Realit. Sipas mediave spanjolle, Vazquez ka refuzuar dhe Atletico Madridin për të filluar një aventurë të re tek Milani, por mbetet për tu parë deri në fund situata e 29 vjeçarit pasi rroga e tij momentale është 3.5 milionë euro. /Insajderi.com