Vdekja e Kobe Bryant, shtyhet derbi i madh i Los Angeles

Vdekja e Kobe Bryant, shtyhet derbi i madh i Los Angeles

NBA ka marrë një vendim të rëndësishëm, pas vdekjes së Kobe Bryant.

Legjenda e qytetit të Los Angeles, Kobe Bryant, ka ndërruar jetë të dielën, pas një aksidenti me helikopter.

Pas kësaj ngjarje tragjike, që ka prekur gjithë botën, e sidomos qytetarët e LA, për të cilët Kobe ishte më shumë sesa basketbollist, NBA ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Derbi mes Los Angeles Lakers dhe Los Angeles Clippers që parashihej të luhej nesër, do të shtyhet.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Adrian Wojnarowski, duke iu referuar NBA, e më vonë e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e ligës më të fortë të basketbollit në botë.