Vdes ambasadori rus në OKB

Vdes ambasadori rus në OKB

Ambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vitaly Churkin ka vdekur.

Churkin ka ndërruar jetë në qytetin e New Yorkut dhe ishte në moshën 64 vjeçare. Lajmi për vdekjen e ambasadorit u konfirmua edhe nga Ministria e Jashtme e Rusisë.

Churkin së fundmi u bë temë e mediave botërore kur kishte akuzuar Turqinë si financues i ISIS-it.

Në një letër dërguar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, i dërguari rus në OKB, Vitaly Churkin, ka shkruar se Turqia është furnizuesi më i madh me armë dhe pajisje ushtarake i anëtarëve të Shtetit Islamik.

Churkin ka thënë se Moska i ka dorëzuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, disa informacione në lidhje me tregtinë e paligjshme të armëve dhe furnizimin e Shtetit Islamik në Siri./Insajderi.com