Një nga breshkat më të rralla në botë, një Yangtze gjigante me një guacë të butë, ka vdekur në Kinë duke i lënë vetëm tre të mbijetuar të llojit të tij, shkruan Insajderi.
Breshka e gjinisë femër (Rafetus swinhoei) ka vdekur në kopshtin zoologjik Suzhou në jug të Kinës.
Ekspertët kanë provuar artificialisht ta mbarësojnë breshkën, e cila ishte rreth 90 vjet e vjetër, për të pestën herë para se të vdiste.
Këto specie kishin vuajtur nga gjahtarët, peshkimi i shumtë dhe shkatërrimi i ekosistemit.
Një nga breshkat tjera mashkull në moshë 100 vjeçare mbahet në një kopsht në Kinë, kurse dy të tjera jetojnë në Vietnam.
Ekspertët kishin provuar ta mbarësonin atë artificialisht, dhe ajo ishte në gjendje të mirë pas procedurës, mirëpo kishte vdekur një ditë më vonë.
Shkaku i vdekjes së saj është duke u hetuar ende dhe indet ovale të saj janë marrë për hulumtim të mëtutjeshëm./Insajderi.com