
Sir Ronal Harwood, dramaturgu dhe skenaristi fitues i çmimit Oskar, ka vdekur, e sipas agjentes së tij Judy Daish, shkaqet e vdekjes së tij ishin natyrale.
Në një deklaratë, ajo tha: “Gruaja e tij, Natasha vdiq në vitin 2013 dhe Sir Ronald, mbijetoi nga fëmijët e tyre Antony, Deborah dhe Alexandra”, raporton BBC, shkruan Insajderi.
Ronald, i cili ishte me prejardhje nga Afrika Jugore, është konsideruar si një nga dramaturgët më të mirë britanez të pas luftës. Dramat e tij përfshijnë “The Dresser” dhe “Quartet”, të cilat janë adaptuar për skenarë filmash.
Ai fitoi çmimin Academy Aëard, për skenarin e përshtatur për filmin “The Pianist” me regjisor Roman Polanski.
Sir Ronald mori titullin e “kalorësit” nga Mbretëresha në vitin 2010, dy vite pasi fitoi çmimin Bafta, për skenarin më të mirë të përshtatur për “The Diving Bell” dhe “Butterfly” (Le Scaphandre et le Papillon)./Insajderi.com