Vdes futbollisti i njohur i Anglisë – Reagime nga gjithë bota

Vdes futbollisti i njohur i Anglisë – Reagime nga gjithë bota

Ka ndërruar jetë legjenda e kombëtares angleze dhe ekipit të Leeds United, Jack Charlton. Jack ishte fitues i kupës së botës me Anglinë në vitin 1966.

“Të pikëlluar njoftojmë se ka ndërruar jetë Jack Charlton në moshën 85 vjeçare. Ai vdiq në shtëpinë e tij, i rrethuar nga familja e tij” thuhet ndër të tjera në njoftimin e familjes së tij, raporton Insajderi

Ai ishte qendërmbrojtës dhe i kushtoi gjithë jetën e tij, një klubi të vetëm, Leeds United, për të cilët luajti 773 ndeshje. Ai ishte vëllau i madh i legjendës së Manchester United dhe Anglisë sir Bobby Charlton.

Trajnerë, lojtarë, gazetarë, politikanë e shumë persona nga sfera të ndryshme kanë kujtuar dhe kanë nderuar karrierën e Jack./Insajderi.com