Vdes ish-këshilltari i Merkelit

Vdes ish-këshilltari i Merkelit

Jan Hecker, ish-këshilltar i Kancelares gjermane, Angela Merkel, ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.com.

Këtë e ka bërë të ditur kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se lajmin për ndarjen nga jeta të tij, e mori me dhimbje të madhe.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e Ambasadorit të Gjermanisë në Kinë, Prof. Jan Hecker. Me ish-këshilltarin e Kancelares Merkel, kemi bashkëpunuar për së afërmi dhe vdekja e tij pos për Gjermaninë është humbje edhe për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.

“Në këto çaste të rënda ndajmë dhembjen me familjen e të ndjerit, Kancelaren Merkel dhe Gjermaninë”, shtoi më tej ai. /Insajderi.com