Vdes ish-ministri austriak – Ishte në pushime në Kroaci

Vdes ish-ministri austriak – Ishte në pushime në Kroaci

Ish- ministri austriak i çështjeve sociale dhe ish-kreu i Unionit të Sindikatave Austriake, Rudolf Hundstörfer ka vdekur sot në ishullin kroat të Braçit.

Hundsthorfer, 67 vjeçar, vdiq këtë mëngjes nga një sulm në zemër gjersa ishte me pushime.

Gruaja e tij ,Karin e gjeti të vdekur në tarracën e shtëpisë ku po qëndronin, transmeton Klan Kosova.

Hundstorfer u përfshi në sindikatë që nga vitet 1970, dhe në 1990 iu bashkua qeverisë lokale dhe asaj qendrore të Vjenës.

Ai ishte për shumë vite kryetar i sindikatave të Austrisë, dhe nga ai pozicion deri në 2008 deri në 2016 ishte Ministër i çështjeve Sociale.

Në zgjedhjet e fundit presidenciale në 2016, Hundstörfer hyri si kandidat për Partinë Social Demokratike të Austrisë (SPO) në garën për postin e kryetarit të shtetit.

Presidenti austriak Alexander van der Belen ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tij, duke theksuar se ishte një njeri me të cilin të gjithë mund të flisnin, nga politikanë të lartë e deri tek punëtorë të zakonshëm, transmeton Klan Kosova.