
Ish sekretari i Shteteve e Bashkuara të Amerikës, Colin Powell, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Ai ka ndihmuar shumë në formimin e politikës së jashtme amerikane në vitet e fundit të shekullit të 20-të dhe vitet e para të 21-tës.
Një burim i njohur me çështjen tha se Powell kishte mieloma të shumëfishtë, një kancer i qelizave plazmatike që shtyp përgjigjen imune të trupit.
Edhe nëse vaksinohen plotësisht kundër Covid-19, ata që janë me imunitet të dobët janë në rrezik më të madh nga COVID-19, raporton CNN.
“Ne kemi humbur një burrë, baba, gjysh dhe një amerikan të mrekullueshëm dhe të dashur,” thanë familja. /Insajderi.com