Maradona, një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, ishte kapiten i kombëtares kur Argjentina fitoi Kupën e Botës në vitin 1986.
Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona, ka vdekur në moshën 60 vjeçare.
Ish-sulmuesi dhe trajneri i kombëtares së Argjentinës, kishte një operacioni, i cili u tha se kaloi suksesshëm, më herët gjatë këtij muaji (nëntorit).
Më pas ishte lajmëruar se ai do të trajtohet për shkak të varësisë së tij nga alkooli.
Maradona, një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, ishte kapiten i kombëtares kur Argjentina fitoi Kupën e Botës në vitin 1986.
Në atë kampionat Maradona kishte prodhuar disa nga përformancat individuale më ikonike të para ndonjëherë në fushën e blertë.
Sa i përket karrierës në klube, ai luajti kryesisht për Napolin dhe Barcelonën.
Me Napolin kishte fituar dy herë titullin e Serie A.