Vdes nga Covid 19 mjeku i kombëtares së Ukrainës

Vdes nga Covid 19 mjeku i kombëtares së Ukrainës

Kombëtarja e Ukrainës në futboll, ka njoftuar se ka ndërruar jetë punëtori i tyre që punonte si doktor i ekipit të Ukrainës, shkaku i komplikimeve me Covid 19.

“Në emër të presidentit të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelka, krye trajnerit Andriy Shevchenko dhe gjithë familjes së futbollit të Ukrainës, ne i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij. E gjithë përfaqësuesja është në zi për humbjen e tij” thuhet në njoftimin e federatës, raporton Insajderi.

Anton Hudaev, ishte tek përfaqësuesja e Ukrainës, që nga viti 2016./Insajderi.com.