Vdes një grua pasi u infektua përsëri me Coronavirus, 59 ditë pas infektimit të parë

Një grua në Holandë është bërë personi i parë i raportuar që ka vdekur pasi u infektua përsëri me Coronavirus.

Vdes një grua pasi u infektua përsëri me Coronavirus, 59 ditë pas infektimit të parë

89-vjeçarja kishte një sistem imunitar të kompromentuar pasi kishte vuajtur me një lloj të rrallë të palcës kockore të limfomës jo-Hodgkin.

Sëmundja, e njohur si makroglobulinemia e “Waldenström” kishte dobësuar sistemin e saj imunitar, shkruan The Sun, transmeton Insajderi.

Studimi, i botuar në “Oxford University Press”, zbuloi se gruaja ishte shtruar më parë në urgjencë me simptoma të Coronavirus-it.

Ajo një kollë dhe ethe të rënda – të dyja dy simptomat kryesore të virusit. Gruaja doli pozitive për virusin dhe u lëshua nga spitali pesë ditë më vonë. Javë më vonë, filloi një raund të ri të trajtimit të kimioterapisë.

Dy ditë pas fillimit të trajtimit dhe 59 ditë pas fillimit të simptomave të saj të para të Covid, ajo përsëri zhvilloi simptoma të Coronavirus-it.

Ajo doli pozitive për virusin dhe më pas iu dha testi i antitrupave në ditën e katërt dhe të gjashtë.

Këta të dy u kthyen negativë dhe në ditën e tetë, gjendja e saj u përkeqësua. Dy javë më vonë, ajo vdiq dhe shkencëtarët tani kanë thënë se ajo vuante nga ri-infektimi.

Ky rast vjen pasi u zbulua se një burrë i shëndetshëm 25-vjeçar në ShBA. ishte ri-infektuar me virusin. /Insajderi.com