Presidenti i parë i shtetit të Zambisë, Kenneth Kaunda, ka vdekur në moshën 97-vjeçare, transmeton Insajderi.
Kaunda ishte presidenti i fundit i brezit të udhëheqësve afrikanë që luftuan kolonializmin.
Ai vuante nga pneumonia dhe ishte shtruar në një spital ushtarak në kryeqytetin Lusaka.
Sic raporton ‘BBC’ postin e presidentit Kaunda e kishte marrë në vitin 1964.
Si kreu i Partisë së Bashkuar të Pavarësisë Kombëtare, me bindje politike të majta, Kaunda udhëhoqi vendin rreth një dekadë në sistemin njëpartiak, ndërsa ai dorëheqje kishte dhënë më 1991 pasi humbi zgjedhjet.
Qeveria e Zambisë ka shpallur tri javë zie kombëtare, derisa Fondacioni “Nelson Mandela” deklaroi se kontributi i Kaundës në luftën kundër kolonializmit dhe aparteidit nuk do të harrohet./Insajderi.com