fbpx

Vdes shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Yukiya Amano, ka vdekur më 22 korrik.

Vdes shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore

“Sekretariati i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore me keqardhje informon për vdekjen e drejtorit gjeneral, Yukiya Amano,” është thënë në deklaratën e kësaj agjencie.

Megjithatë, aty nuk është thënë se si ka vdekur 72-vjeçi.

Ai kishte planifikuar që të largohej nga pozita që ka mbajtur në muajin mars të vitit të ardhshëm, shumë kohë para se të përfundonte mandati i tij katërvjeçar më 30 nëntor të vitit 2021.

Ai është thënë të ketë qenë “shumë krenar për arritjet” e stafit që ka udhëhequr.

Ambasadorja amerikane për organizatat ndërkombëtare në Vjenë, Jackie Wolcott, ka shprehur “ngushëllimet më të sinqerta” për vdekjen e Amanos.

“Shtetet e Bashkuara dhe të gjithë mbrojtësit e idesë për mospërhapje të armëve bërthamore kanë humbur një mik të madh”, ka thënë Wolcott në një deklaratë.

Shefja për Politikë të Jashtme në Bashkimin Evropian, Federica Mogherini, ka thënë përmes një postimi në Twitter se ajo është tejet e mërzitur për vdekjen e Amanos, duke e konsideruar atë “njeri me profesionalizëm dhe dedikim të jashtëzakonshëm, që gjithmonë i ka shërbyer komunitetit ndërkombëtar në mënyrën e duhur”.