Motoçiklisti 14-vjeçar, Hugo Millan ka vdekur të hënën pas një aksidenti tragjik gjatë një gare në MOTO3, shkruan Insajderi.
Adoleshenti po garonte në “European Talent Cup”, kur u rrëzua nga motoçikleta e tij.
Ai morri trajtim të menjëhershëm nga stafi mjeksor në pistë, para se të dërgohej me helicopter në spitalin e Zaragozës.
Pavarësisht trajtimit, mjekët nuk mund t’ia shpëtonin jetën atij, kështuqë ai vdiq tragjikisht nga plagët e marra nga aksidenti.
Millan vlerësohej si talent i madh, njëri prej motoçiklistëve të rinjë më premtues në Spanjë.
Para garës në MotorLand Aragon të dielen, ai ishte i dyti në renditjen e European Talent Cup me 86 pikë.
Pas vdekjes së tij, pjesa tjetër e garës është pezulluar./Insajderi.com