Vdes turisti francez në aeroportin e bllokuar për shkak të protestave në Barcelonë

Vdes turisti francez në aeroportin e bllokuar për shkak të protestave në Barcelonë

Një turist 65 vjeçar francez pësoi sulm në zemër dhe vdiq pasi u detyrua të ecë 4 kilometër për të arritur në aeroportin e Barcelonës gjatë protestave të organizuara kundër burgosjes së drejtuesve separatistë katalanë.

Turisti ishte duke u përpjekur për të arritur në Terminalin 2 për të fluturuar për në shtëpinë e tij kur ai u kap nga demonstratat të cilat që bënë që aeroporti bllokohej të hënën pasdite, njofton Klan Kosova.

Transporti u ndërpre në aeroport dhe rrugët përreth El Prat u bllokuan organizata misterioze “Tsunami Democrátic” pasi përdori mediat sociale për të mobilizuar protestuesit që të përqendroheshin në aeroport.

Burri që vdiq dhe gruaja e tij ishin mes mijëra udhëtarëve që ngecën në demonstrata.