Vdes vëllai i Donald Trumpit, Robert Trump

Vdes vëllai i Donald Trumpit, Robert Trump

Vëllai i Donald Trumpit, Robert Trump, ka vdekur të shtunën në mbrëmje në moshën 71-vjeçare. I ndjeri ishte i shtrirë në një spital të Nju Jorkut. Lajmin për vdekjen e tij e bëri të ditur presidenti amerikan përmes një deklarate,  njofton Insajderi.

Zyrtarët ende nuk e kanë publikuar shkakun e vdekjes, shkruan The Guardian.

“Me zemër të rënduar e ndaj lajmin se vëllai im i mrekullueshëm, Robert, vdiq paqësisht sonte. Ai nuk ishte vetëm vëllai im, ai ishte shoku im më i mirë. Ai do të na mungojë shumë, por ne do të takohemi përsëri. Kujtimi për të do të vazhdojë të jetojë në zemrën time përgjithmonë. Robert, të dua. Pusho në paqe”, ka deklaruar Trump.

Robert Trump raportohet se ka qëndruar në repartin e kujdesit intensiv për disa ditë gjatë muajit qershor për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore./Insajderi.com