Një lajm i dhimbshëm vjen nga Anglia, teksa është ndarë nga jeta mbrojtësi anglez, Lee Collins, njofton Insajderi.
Lajmi u bë i ditur nga skuadra e Yeovil Toën në rrjetin social “Twitter”, skuadër kjo ku mbrojtësi Collins aktivizohej prej dy sezonesh dhe ishte kapiteni aktual i ekipit.
Karrierën futbollistike e kishte nisur tek skuadra e Wolves, por më pas ishte transferuar drejt Port Vales, e më pas në disa klube të njohura në kategoritë e dyta angleze.
Collins u nda nga jeta në moshën 32 vjeçare, ndërsa klubi i tij në shenjë solidariteti ka njoftuar shtyrjen e ndeshjes me Altrinchamin, e parashikuar për tu luajtur ditën e nesërme. /Insajderi.com
Rest in peace, Lee Collins.
1988-2021 #YTFC
— Yeovil Town FC (@YTFC) April 1, 2021