Një goditje rrufeje të dielën vrau të paktën 11 njerëz dhe plagosi shumë të tjerë në qytetin verior të Jaipur, shkruan Insajderi.
Sipas ‘BBC’ viktimat po bënin selfie nën shi në majë të një kulle vrojtimi të Shekullit të 12-të, një atraksion popullor turistik.
Rreth 27 njerëz ishin në kullë dhe murin e fortesës kur ndodhi incidenti – dhe disa prej tyre thuhet se u hodhën në tokë.
Ndryshe, vë në pah BBC, goditjet e rrufesë kanë vrarë mesatarisht 2,000 indianë që nga viti 2004.
Një oficer i lartë policie i tha medias se kulla ishte një vend i njohur, duke shtuar se shumica e njerëzve midis të vdekurve ishin të rinj.
Sezoni i shirave në Indi, i cili sheh shira të mëdha, zakonisht zgjat nga qershori deri në shtator.
Departamenti Meteorologjik Indian (IMD) ka thënë se vdekjet nga goditjet e rrufesë janë dyfishuar në vend që nga vitet 1960.
Në vitin 2018, shteti jugor indian i Andhra Pradesh regjistroi 36 mijë e 749 goditje rrufe në vetëm 13 orë./Insajderi.com