
Mesfushori uruguaian, që aktivizohet aktualisht te skuadra e Inter, është në shënjestrën e Napolit, si përforcim i mundshëm në repartin e mesfushës, transmeton Insajderi.
Matias Vecino, në vitin 2017, kaloi nga Fiorentina te Inter për shifrën e 24 milionë eurove.
Pasi Conte nuk e sheh si pjesë të plane në sezoni e ri në Serie A, Inter ka vendosur ta nxjerr në shitje mesfushorin 29 vjeçar, raporton Super Sport.
Skuadra më e interesuar për shërbimet e lojtarit, duket se është skuadra e Gennaro Gattuso, që ka shprehur interesim për shërbimet e lojtarit.
Napoli i ka ofruar Inter-it, 12 milionë euro për kartonin e lojtarit, ndërsa skuadra e Contes kërkon 18 milionë euro, për ta lënë të lirë lojtarin. /Insajderi.com