Vedat Muriqi kthehet nga lëndimi në fillim të vitit 2021

Vedat Muriqi kthehet nga lëndimi në fillim të vitit 2021

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës Vedat Muriqi, u dëmtua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, ku ekipi i Lazio-s ndeshej me ekipin rus të Zenit St. Petersburg, lëndimi që pësoi ishte muskulor, ndërsa Muruqi filloi rikuperimin nga lëndimi në muajin nëntor, teksa për tre javë është rikthyer në qendrën stërvitore të italianëve, njofton Insajderi.

Koha që mendohet se Muriqi do të kthehet në fushën e lojës është fillimi i vitit 2021. Pas rikthimit të Immobiles nga dëmtimi, futbollisti shqiptar do t’i duhet të mposhtë një konkurrencë mjaft të vështirë, për një vend titullari në formacionin e Simone Inzaghit. Numrat nuk e favorizojnë aspak, teksa Vedati nuk ka shënuar asnjë gol me fanellën “bardhëkaltër” që prej transferimit nga Fenerbaçe për shifrën e 20 milionë eurove në merkaton e verës. /Insajderi.com