Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Vedat Muriqi ndëshkohet me karton të kuq (VIDEO)

Sulmuesi i Kosovës dhe i ekipit të Fenerbahce, Vedat Muriqi është ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen derbi të javës në Turqi, në mes të Fenerbahce dhe Besiktas.

Muriqi u ndëshkua direkt me karton të kuq, pas ndërhyrjes së tij të ashpër në minutën e 25’ të takimit. Gjyqtari mori ndihmën e VAR për të marrë këtë vendim, raporton Insajderi.

Në video shihet se ndoshta kartoni ishte i merituar, por gjithashtu shihet se Muriqi nuk kishte qëllim të lëndojë lojtarin kundërshtar, por vetëm se ndërhyrja nuk shkoi siç ai planifikoi.

Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2 me 0 për ekipin e Besiktas./Insajderi.com