Sulmuesi I përfaqësuese së Kosovës, Vedat Muriqi, ka reaguar ndaj zërave që po e kritikojnë mospjesëmarrjen e tij në ndeshjen që Kosova e humbi ndaj Maqedonisë, njofton Insajderi.
Sulmuesi prizrenas ishte akuzuar se i mungoi dëshira dhe vullneti për të luajtur në ndeshjen më të rëndësishme të “Dardanëve”, derisa u shigjetua për mungesën e tij gati një vjeçare te Kosova.
Anëtari më i ri i Lazios ka reaguar përmes një publikimi në llogaritë e tij në rrjetet sociale, teksa ka sqaruar arsyet e mungesës së tij.
Muriq ka bërë të ditur për vështirësitë që ka pas tani e një kohë të gjatë, duke nisur nga lëndimi që e la jashtë fushës për gati një muaj, si dhe infektimi me COVID-19 dhe tentimet e njëpasnjëshme të tij për të arritur që të kthehet për këtë ndeshje.
Në fund Muriqi shtoi se beson në sukseset e Kosovës dhe së shpejti do të vijnë ato./Insajderi.com.