Vedat Muriqi shpëton Kosovën nga disfata

Vedat Muriqi shpëton Kosovën nga disfata

Përfaqësuesja e Kosovës ka barazuar ndaj Greqisë në ndeshjën e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri”.

Edhe pse “Dardanët” e nisën më mirë ndeshjen, ishin grekët ata që shënuan të parët me anë të Douvikas, transmeton Insajderi.com.

Pas këtij takimi, Kosova vazhdon të mbetet në pozitën e tretë me katër pikë të grumbulluara, kurse Greqia mbetet në vendin e katërt me tre pikë.

Përballjen tjetër, skuadra e udhëhequr nga Challandes e zhvillon pas dy ditëve kundër Spanjës dhe pikët e plota nuk duhet të vihen në diskutim në atë takim.

Në ndeshjet tjera u shënuan këto rezultate:

Anglia 4-0 Gjeorgjia

Bullgaria 1-0Lituania

Zvicra 0-0 Italia

San Marino 1-5 Polonia

Gjermania 6-0 Armenia

Goli i shënuar nga Muriqi