Vedat Muriqi tek Roma?

Vedat Muriqi tek Roma?

Sulmuesi i përfaqësuese së Kosovës si dhe i Fenerbahce, është padyshim njëri nga lojtarët më të përfolur në Evropë, për shkak të interesimit të shumë skuadrave nga të gjitha ligat e Evropës, për të nënshkruar me të.

Mediumi nga Turqia, Hurriyet, ka dhënë lajmin se ekipi i njohur Italian, As Roma është futur fuqishëm në garën për nënshkrimin me Vedat Muriqin, transmeton Insajderi.

Do të jetë shumë e vështirë për Fenerbahcen që akoma ta mbajë në radhët e veta sulmuesin shtatgjatë, pasi përveç Romës, interesim serioz ka nga Tottenham Hotspur, Lazio, West Ham, Newcastle, Everton e shumë skuadra të tjera.

Klubi nga Turqia, e vlerëson Muriqin rreth 30 milion euro, të paktën kështu e kishin vlerësuar para se pandemia ta godiste botën, tani me situatën e krijuar, çmimi i tij mund të ulet tek 20-25 milionë./Insajderi.com