Vedat Muriqi tregon shkathtësitë e tij në basketboll [Video]

Vedat Muriqi tregon shkathtësitë e tij në basketboll [Video]

Vedat Muriqi përveç futbollit duket se di ta luajë mirë edhe një sport tjetër.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, që këtë sezon po shkëlqen me Fenerbahcen dhe ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve të mëdha, padyshim se është në formën më të mirë të karrierës, transmeton Insporti

Se sulmuesi shtatlartë është në disponim të mirë, ai këtë e ka dëshmuar edhe në palestër, ku ka treguar shkathtësitë e tij në basketboll.

Në rrjetet sociale ka filluar të qarkullojë video e Muriqit ku ai shihet duke e “ngulitur” topin.

Për të parë aftësitë e Muriqit në basketboll, shikoni në videon më poshtë. /Insporti.com/