Veliu: Jemi të vetëdijshëm se sektori privat është goditur më së shumti nga pandemia

Veliu: Jemi të vetëdijshëm se sektori privat është goditur më së shumti nga pandemia

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Në këtë takim, ministri i Brendshëm diskutoi me Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë COVID-19.

“Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundësinë heqjes së disa kufizimeve për biznese”, tha Veliu.

Në këtë takim u bisedua edhe për format e angazhimit të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse. /Insajderi.com