Besforti Zeneli ka treguar një paraqitje fantastike të dielën në kampionatin e të rinjve në Suedi, me ekipin Elfsborg.
Vëllai i Arbër Zenelit në ndeshjen hapëse të këtij kampionati, ka shënuar dy gola në fitoren e skuadrës së tij Elfsborg U-19, kundër ekipit Osters IF.
Kosovari golat i ka shënuar në minutën e 46-të dhe 60-të.
Sa i përket ekipit kombëtar, 17 vjeçari Zeneli akoma nuk ka vendosur kë të përfaqësojë.
/Insajderi.com/