
Lajmi për vdekjen e Maradonës ka tronditur të gjithë globin botëror të futbollit, ku media nga e gjithë bota raportojnë shuarjen e yllit argjentinas, ndërsa, për vdekjen e Diegos, e ka konfirmuar vëllai i tij, Hugo, për mediat italiane, njofton Insajderi.
Hugo i cili me lot në sy në mikrofonat e radios napolitane “Radio Kiss Kiss” pranoi se legjenda e futbollit ndërroi jetë ka arresti kardiak:
“Ai vdiq nga ataku kardiak”, citon të ketë thënë Hugo Maradona.
Ish-sulmuesi i Napolit ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare, ku ditë më parë u shtrua në spital pas një goditje në tru dhe ditën e sotme pësoi arrestin kardiak. /Insajderi.com