Malick Mane, vëllau i yllit të Liverpool, Sadio Mane pritet që së shpejti të zyrtarizohet si transferimi më i ri i Drenicës, shkruan Insajderi.
32-vjeçari së fundmi ishte pjesë e Laçit, derisa është duke u stërvitur me Drenicën dhe sipas të gjitha gjasave do të bartë fanellën e skuadrës nga Skenderaj duke filluar nga edicioni i ri i Superligës.
Para se të transferohet te Laçi, Mane kishte zhvilluar karrierë në Suedi, Norvegji, Kazakistan dhe Kinë.
Ai ka shënuar 79 gola dhe ka dhuruar 37 asistime gjatë gjithë karrierës së tij si futbollist profesionist.
Për momentin, ai do të jetë lojtarin me vlerën më të madhe në Superligën e Kosovës, pasi vlera e tij sipas “TransferMarket” kap vlerën e 350 mijë euro./Insajderi.com