Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Trepçës në udhëtim 86:91 (22:22, 15:26, 17:16, 32:27), në kuadër të xhiros së 11-të të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll, njofton Insajderi.
Ndeshja nisi e barapeshuar, ku çereku i parë përfundon 22:22. Kuqezinjtë fituan periudhën e dytë 15:26, që ishte vendimtare pasi ruajtën epërsinë e lartë deri në fund të ndeshjes. 17:16 përfundoi perioda e tretë dhe 32:27, ajo e fundit, derisa kuqezinjtë fituan 86:91.
Te Trepça u dalluan Tramaine Isabell me 25 pikë, 6 kërcime e shtatë asistime dhe Mojeed Ewuosho me 21 pikë, kurse te Vëllaznimi u dalluan Cendrik Council me 30 pikë e 14 kërcime dhe Christopher Hortman me 25 pikë, 9 kërcime e 9 asistime.
Trepça ka dy fitore dhe nëntë humbje, kurse Vëllaznimi katër fitore dhe shtatë humbje. /Insajderi.com