Pas dy sezoneve dëshpëruese në Ligën e Parë, KF Vëllaznimi duket që është “këndellur”.
Skuadra nga Gjakova ka regjistruar shtatë pikë në tre ndeshjet e para dhe po jep sinjale pozitive se këtë sezonë do të “luftojnë” për tu ngritur në Superligë, shkruan Insajderi.com.
Gjakovarët në të kaluarën kishin pasur probleme të shumta financiare dhe kjo ka ndikuar që të mos jenë pjesë e futbollit elitar në Kosovë.
Skudra e udhëhequr nga Granit Begolli e kaloi edhe “testin” e radhës pasi të hënën e mposhti Trepçën në udhëtim me rezultat 1-3.
Për Begollin kjo është “Aventura” e parë në stolin e trajnerit, ndërsa në Gjakovë ka sjellë disa transferime mjaftë interesnate.
Me lojtarë me përvojë si Viktor Kuka, rikthimin e ish-kapitenit, Abutrint Morina kuqezinjët po e synojnë kreun e tabelës.
Hera e fundit që Vëllaznimi ishte pjesë e Superligës ishte në vitin 2018, ndërsa në 2019 kishin humbur në ndeshjen e barazhit kundër Trepçës 89./Insajderi.com