Nëna e Paul dhe Florentin Pogba e ka pasur të vështirë që t’i dallojë fëmijët e saj. Kjo pasi që në ndeshjen Manchester United dhe St Etienne, vëllezërit Pogba do të jenë kundërshtar për 180 minuta. Paul Pogba i cili luan tek ekipi anglez dhe Florentin Pogba tek ai francez.
Nëna e dy yjeve të futbollit, ka vendosur që mos t’i ndajë duke u veshur me fanellë të Unitedit dhe St Etienne.
Ajo i ka bashkuar fanellat e dy skuadrave duke treguar se është në përkrahje të dy djemve të saj.
Një gjë e tillë kishte ndodhur edhe më vëllezërit Xhaka, të cilit ishin përballur me njëri tjetrin gjatë sfidës Shqipëri – Zvicër në kampionatin e fundit evropian.
Graniti dhe Taulanti ishin kundërshtar edhe në Champions Ligë kur Graniti me Arsenalin dhe Taulantin me Baselin u përballën ndaj njëri tjetrit./Insajderi.com