Vendi i vetëm në Evropë ku mund të dënohesh me vdekje

Vendi i vetëm në Evropë ku mund të dënohesh me vdekje

Një gjykatë në Bjellorusi i dha dënimin me vdekje një burri 32 vjeç.

Volha Barsukova, zëdhënëse e Gjykatës Rajonale në Homel, tha se ai është dënuar pasi është gjetur fajtor për vrasjen e dy pensionistëve në qytetin Naroulia, në mars të vitit 2016. Emri i të dënuarit nuk është bërë publik.

Bjellorusia mbetet i vetmi vend në Evropë që shqipton dënimin kapital.

Sipas organizatave për të drejtat e njeriut, mbi 400 njerëz janë dënuar me vdekje në këtë ish-republikë sovjetike, qysh në fillim të viteve 1990.(rel)