“Vendimi i Qeverisë vlen edhe për sportet ekipore”

“Vendimi i Qeverisë vlen edhe për sportet ekipore”

Ushtruesi i detyrës së sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë për Kulturë, Rini e Sport, Ibër Alaj, ka deklaruar se vendimi i mbrëmshëm i Qeverisë së Kosovës vlen për të gjitha sportet, pasi nuk ishte specifikuar në njoftimin e dhënë nga kjo ministri.

“Ne ia kemi dërguar rekomandimet Qeverisë dhe vendimet e marra vlejnë për të gjitha sportet, përfshirë edhe sportet ekipore”, thotë Alaj.

Ai ka treguar edhe rekomandimet që ia kanë dhënë Qeverisë, të cilat janë si më poshtë:

1.3 Lejohen aktivitetet sportive ne hapësira te mbyllura, stërvitjet dhe garat mund te organizohen në sportet individuale, në hapësirat e mbyllura, gjatë stërvitjeve mund të marrin pjesë deri në 30 persona ndërsa në organizimin e garave marrin pjesë deri në 50 persona sipas protokolleve dhe udhëzimeve të organizatave shëndetësorë vendore e ndërkombëtare dhe masat sportive. Përdorimi i termometrit është i detyrueshëm gjatë hyrjeve në objekte të mbyllura sportive si dhe në hapësirat e hapura sportive./Insajderi.com.