Vendos FFK – Prishtina – Drita nuk shtyhet

Vendos FFK – Prishtina – Drita nuk shtyhet

Java  e tretë sjellë një prej ndeshjeve më interesante të elitës së futbollit kosovar, ajo në mes Prishtinës dhe Dritës, që konsiderohen si dy nga pretendetët kryesorë për të fituar kampionatin.

Ekipi nga Gjilani, ka kërkuar që ndeshja të shtyhet për 24 orë, pasi që nesër (e enjte) ballafaqohen me Legian në raundin e tretë kualifikues për Ligën e Evropës – por kjo kërkesë nuk është aprovuar nga FFK, të cilët janë arsyetuar se java e katërt do të luhet në mesjavë dhe nuk ka hapësirë për shtyrje të tilla.

FFK e ka zyrtarizuar këtë sfide të dielën me fillim nga ora 13:30, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Federata e Futbollit të Kosovës vendosi t’i shtyjë dy ndeshjet e para të Dritës në elitë, ndaj Llapit dhe Trepçës ’89, për shkak të angazhimeve në Evropë deh ndeshja ndaj Prishtinës, do të jetë ndeshja e parë e sezonit për ekipin e Dritës./Insajderi.com.