Vendosi rregulla të rrepta COVID-19 por udhëheqësja e Skocisë nuk i respektoi për vete

Vendosi rregulla të rrepta COVID-19 por udhëheqësja e Skocisë nuk i respektoi për vete

Këtë të mërkurë, udhëheqësja e Skocisë, Nicola Sturgeon pranoi se theu rregullat e të rrepta COVID-19 pasi u fotografua në një pub pa maskë, shkruan Neë York Post, transmeton Insajderi.

“Ky ishte një gabim dhe më vjen shumë keq”, tha Ministrja e Parë Nicola Sturgeon pasi botimi skocez i “The Sun” publikoi një foto në faqen e parë të saj duke biseduar me një grup grash të premten me fytyrën e pa mbuluar me maskë.

Sturgeon caught breaking Covid rules in pub – Daily Business

“Flas çdo ditë për rëndësinë e maskave, kështu që nuk do të ofroj asnjë justifikim”, tha Sturgeon.

Sturgeon, udhëheqëse e Partisë Kombëtare Skoceze, e pranoi gabimin vetëm pasi “The Sun” publikoi fotografi ku shihet ajo me një grup grash në një pub pas një funerali në Edinburg javën e kaluar.

Ajo u shtyp vetëm një ditë pasi Sturgeon bëri fjalimin e saj të fundit në parlamentin skocez për rëndësinë e mbajtjes së maskave.

Sipas një ligji të miratuar nga partia e saj, klientët në pub-et dhe restorantet duhet të mbulojnë fytyrën nëse nuk ulen në një tavolinë. /Insajderi.com