Venezuelë: Arrestohen liderët opozitarë

Venezuelë: Arrestohen liderët opozitarë

Raportohet se zyrtarët e sigurisë në Venezuelë i kanë arrestuar dy liderë opozitarë pas zgjedhjeve kundërthënëse për formimin e një organi për hartimin e teksit të kushtetutës.

Të afërmit e liderëve politikë, Leopoldo Lopez dhe Antonio Ladezma, thanë sot se ata ishin marrë nga shtëpitë e tyre në bastisjet gjatë natës.

Ky zhvillim ka ndodhur dy ditë pasi votimi kundërthënës, i dhunshëm dhe në masë të madhe i injoruar, për një asamble kushtetuese, është përcjellë me protesta të gjëra, në të cilat janë vrarë së paku 10 vetë.

Presidenti i Venezuelës, Nicholas Maduro, e ka formuar këtë asamble për rishkrimin e kushteturës për shkak të protestave antiqeveri.

Por, partitë opozitare kanë bërë thirrje për bokjot të këtyre zgjedhkeve, duke thënë se krijimi i asamblesë do ta lejonte presidentin majtist Maduro, që ta anashkalonte legjislaturën, nën kontrollin e opozitës, dhe do ta maksimalizonte pushtetin e tij, njofton rel.

Dje, Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione financiare kundër Maduros, duke e quajtur atë “diktator”, i cili është kërcënim për demokracinë në vendin e tij.