Veprimi më agresiv i amerikanëve kundër elitës afariste ruse

Veprimi më agresiv i amerikanëve kundër elitës afariste ruse

Shtetet e Bashkuara planifikojnë këtë javë të fusin sanksione oligarkëve rus gjë që është një prej masave me të cilat dënohet pushteti rus për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016.

Masat e reja duhet të publikohen të enjten, merr vesh Reuters nga burimet që kanë njohuri të diskutimeve për futjen e sanksioneve.

Ky mund të jetë deri tani veprimi më agresiv i SHBA kundër elitës afariste ruse, pasi muajin e kaluar SHBA vendosi sanksione kundër 19 shtetasve rus dhe pesë organizatave ruse, duke përfshirë shërbimet e inteligjencës ruse, për shkak të përzierjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane në vitin 2016, dhe sulmeve kibernetike.

Sanksionet për oligarkët rus mund të përfshinë edhe njerëzit e afërt me presidentin rus Vladimir Putin, ndërsa si pasqyrim janë dëshirat e Uashingtonit ta thërrasin Moskën në përgjegjësi për shkak të përzierjes në zgjedhjet presidenciale amerikane, gjë që Rusia mohon, pretendon Reuters.

Ministri amerikan i financave Steve Munchin në mars ka paralajmëruar sanksione kundër zyrtarëve shtetëror dhe oligarkëve rus për shkak të aktiviteteve të tyre destabilizuese dhe ka sqaruar se me këto masa t’iu pamundësohet qasja në sistemin financiar amerikan./Insajderi.com.