Veron: Messi transferohet te Inter nëse bindet nga Javier Zanetti

Veron: Messi transferohet te Inter nëse bindet nga Javier Zanetti

E ardhmja e Lionel Messi-t është e papërcaktuar edhe pse argjentinasi ka deklaruar se nuk do të rinovojë me Barcelonën në fund të merkatos, njofton Insajderi.

Destinacionet kryesore ku gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mund të shkojë janë PSG dhe Manchester City të cilat mund t’i ofrojnë pagën e majme që ai kërkon, por dhe një terren majft të përshtatshëm ku të luftojë për trofeun e Champions League.

Pavarësisht se është gati e pamundur, në Itali shpresojnë akoma se Lionel Messi mund të transferohet tek Interi. Ish-mesfushori i kësaj skuadre, Juan Sebastian Veron, beson se zëvendës presidenti, Javier Zaneti mund ta bindë Messi-n të trasnferohet në Milano.

“Shanset që ai të transferohet në Itali janë të pakëta. Nëse kjo do të arrihej, do të bëhej nëse Javier Zanetti e bind atë për projektin dhe sa i rëndësishëm do të ishte Messi tek Interi. Në fund të fundit vendimit mbetet tek Lionel Mesi”, u shpreh Veron. /Insajderi.com