Verona i jep leksion Napoli-t, e mposht me përmbysje

Verona i jep leksion Napoli-t, e mposht me përmbysje

Humbja në finalen e Superkupës së Italisë ka krijuar pasoja negative psikologjike te Napoli. Të kaltërit u mposhtën me rezultatin 3-1 nga Verona duke mos arritur të parakalonte Juventusin dhe Atalantën në renditje, njofton Insajderi.

Edhe pse ekipi i Gennaro Gattuso-s e zhbllokoi sfidën për një minutë nëpërmjet Irving Lozanos, miqtë verdheblu ditën si ta përmbysnin ndeshjen.

Dimarco barazoi në minutën e 34-të, ndërsa në pjesën e dytë Barak dhe Zaccagni shfrytësuan plogështinë e mbrojtjes napolitane duke shkundur rrjetën dhe dy herë të tjera.

Mbrojtësi i Shqipërisë Elseid Hysaj u aktivizua 90 minuta në këtë takim, derisa Amir Rrahmani ishte në bankën rezervë.

Pas javës së 19-të, Napoli renditet në vendin e gjashtë me 34 pikë, dy më pak se Juventusi dhe Atalanta dhe tre më pak se Roma në vendin e tretë. /Insajderi.com