Në javën e 14-të në Serie A, Inter është mysafir i Hellas Veronës, ndeshje që pritet të filloj nga ora 18:30, njofton Insajderi.
Ekipi i Conte-s në këtë takim vjen nga një formë fantastike në kampionat, ku ka shënuar gjashtë fitore radhazi, teksa nga transferta e Veronës, kërkon të kthehet me fitoren e shtatë radhazi.
Në anën tjetër, ekipi i trajnerit Ivan Juriç, ndodhet në vendin e nëntë në tabelë me 20 pikë, ku nga pesë ndeshjet e fundit në Serie A, ka shënuar dy fitore, dy barazime dhe një humbje.
Juriç preferon të luajë me skemën 3-4-2-1, ndërsa Conte me formacionin 3-4-1-2.
Verona: Silvestri; Dawidowicz, Magnani, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Veloso, Dimarco; Zaccagni, Colley; Salcedo
Inter: Handanovic; Skriniar, De Vrij, A Bastoni; Hakimi, Barella, Brozovic, Young; Lautaro Martinez, Perisic; Lukaku. /Insajderi.com