Vërshime edhe në Rusi, shembet një urë hekurudhore

Vërshime edhe në Rusi, shembet një urë hekurudhore

Një urë hekurudhore në Rusi është shembur si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë rajonin Zabaykalsky, transmeton Insajderi.

Ura është e vendosur në pjesën midis Kuenga-Ukurey të Rrjetit Hekurudhor Trans-Siberian, njoftoi zyra rajonale e Ministrisë Ruse të Emergjencave.

“Më 23 korrik 2021 në 09:00 të mëngjesit, u mor informacion nga një oficer detyre i Hekurudhave Ruse se një urë hekurudhore u shemb pas reshjeve të mëdha në vijën e rrjedhës Kuenga-Ukurey të Rrjetit Hekurudhor Trans-Siberian”, thuhet në deklaratë. “Nuk ka vdekje ose lëndime. Rrjedha e trenit u ndal në të dy drejtimet”.

Në vendin e ngjarjes është dërguar një shërbim shpëtimi dhe brigadat e urgjencës së Hekurudhave Ruse.

Rajoni i Zabaykalsky u godit nga përmbytjet të enjten. Sipas raporteve të fundit, rreth 650 shtëpi janë përmbytur./Insajderi.com