
Rreth 18,000 australianë janë evakuuar nga përmbytjet në Uellsin e Ri Jugor (NSW) ndërsa shiu i madh vazhdon të godasë bregun lindor.
Ditët e përmbytjeve të rrëmbyeshme kanë bërë që lumenjtë dhe digat të derdhen rreth Sidneit – kryeqyteti i shtetit – dhe në Queensland të jug-lindjes.
Zyrtarët thonë se “ngjarja një në një 50-vjeçar” mund të vazhdojë gjatë gjithë javës dhe kanë nxitur publikun të tregojë kujdes, raporton BBC.
Kryeministri i Australisë, Scott Morrison ka ofruar fonde për ata që janë detyruar të largohen.
As një vdekje nuk është regjistruar nga kjo fatkeqësi natyrore.
Por, ka pasur dëmtime të përhapura në zonat e prekura, të cilat janë shtëpia e rreth një e treta e 25 milion njerëzve të Australisë. /Insajderi.com