Një statujës gjigande të Budës në Kinë i janë lagur këmbët nga ujërat e përmbytjes për herë të parë që nga vitet ’40, shkruan BBC,transmeton Insajderi.
Normalisht është lartë mbi vijën ujore, por zona është goditur nga përmbytja më e rëndë në 70 vjet.
Më shumë se 100,000 njerëz u është dashur të zhvendosen nga zona.
Statuja është një atraksion jashtëzakonisht i popullarizuar dhe shpesh vizitohet në lundrime përgjatë lumit Yangtze aty pranë dhe Tre Gorges.
Mediat shtetërore thanë që 180 turistë ishin shpëtuar nga vendi, ndërsa u rritën ujërat. /Insajderi.com