Vertonghen tek United – zgjidhja për telashet e mbrojtjes

Vertonghen tek United – zgjidhja për telashet e mbrojtjes

Jan Vertonghen do të ishte partneri ideal për Harry Maguire, ka thënë Jermaine Jenas, i cili pohon se një kalim i tij tek Machester United “bën shumë sens”, shkruan Goal, njofton Insajderi.

Vertonghen ka deklaruar se është i hapur për një sfidë të re larg nga Spurs më herët këtë vit, por duke deklaruar se Spanja ose Italia do të jenë destinacionet e preferuara.

Megjithatë, Jenas, beson se qendër-mbrojtësi i me eksperiencë ende ka shumë për të ofruar në Premier Ligë, dhe ai mund të jetë përgjigja për problemet e United në mbrojtje./Insajderi.com