Veseli mendon t’i fuqizojë ekonomikisht gratë me fondet e kursyer nga çrrënjosja e korrupsionit

Veseli mendon t’i fuqizojë ekonomikisht gratë me fondet e kursyer nga çrrënjosja e korrupsionit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Kadri Veseli, është pritur sot në Gjilan nga qindra vajza e gra, me të cilat ka diskutuar për vizionin e qeverisjes së tij për rolin e gruas dhe fuqizimin e saj nëpërmjet mbështetjes institucionale.

“I falënderova gratë dhe vajzat aktiviste të PDK-së në Gjilan që i janë bashkuar luftës sime kundër korrupsionit. Në mandatin e ardhshëm, PDK-ja do të vazhdojë që ta përmirësojë pozicionin e grave dhe vajzave në shoqëri duke rritur pjesëmarrjen e tyre në vendim-marrje”.

“Ne do ta luftojmë pa kompromis nepotizmin në mënyrë që të hapim sa më shumë shanse të barabarta për rininë dhe gratë. Me paratë që do të kursejmë prej çrrënjosjes së korrupsionit ne do të financojmë më shumë politika të veçanta inkurajuese për të fuqizuar ekonomikisht gratë”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook, transmeton Insajderi.

insajderi.com