
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli ka uruar Kombëtaren e Kosovës për fitoren ndaj Malit të Zi, me rezultat 2 me 0, raporton Gazeta Insajderi.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se herët ose vonë do të gjunjëzohemi para kombëtares së Kosovës në arenat ndërkombëtare.
“Kombëtarja jonë në futboll është krenaria e Republikës së Kosovës. Herët ose vonë të gjithë do të gjunjëzohen para mrekullisë së saj në arenat ndërkombëtare të futbollit. Ju lumtë djema!”, ka shkruar Veseli. /Insajderi.com